970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti e Rama, bashkohen në Vlorë

Kurti e Rama, bashkohen në Vlorë

Dita e Flamurit ka bërë bashkë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama në organizimin në Vlorë. 

Vlora mikpriti,  qindra qytetarë, në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, nën tingujt e himnit kombëtar dhe me praninë e personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët nderuan aktin e lartë kombëtar të shpalljes së pavarësisë.

Të pranishëm në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë kanë qenë të pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, liderët e shtetit shqiptar, bashkë me Kryeministrin e Kosovës kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Ismail Qemalit.

Related posts