Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Vigan Qorrollin si zëvendësministër të Drejtësisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“Duke e uruar për detyrën, Kryeministri Kurti i dëshiroi z.Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.