
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se ai nuk e ka shkarkuar tanimë ish-Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.
“Nuk e kam shkarkuar ministrin e Shëndetësisë, ai ka dhënë dorëheqje. E kam falënderuar për punën e angazhimin. Për dhjetë muaj ka bërë çfarë ka mundur”, tha fillimisht kryeministrit Kurti.
Ai shtoi se me Latifin do të bashkëpunojë edhe më tutje, por jo në detyrën që ka qenë, e kjo për shkak të vullnetit të tij.
“z.Latifi thënë se me situatën me të cilën ballafaqohet, kaq mund të bëjë. Unë do vazhdoj bashkëpunimin me të, por jo në këtë detyrë, me vullnetin e tij. Nuk ekziston asnjë projekt që ministri Latfi ka nisur e ne po e ndalim. Doktor Latifi ka vlerë të madhe”, tha ai.
Këtë deklaratë Kurti i bëri gjatë vizitës në komunën e Gjilanit, pas takimit me kryetarin e kësaj komune, Alban Hysenin.