970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti del në konferencë për media në ora 11:00

Kurti del në konferencë për media në ora 11:00

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Italisë janë larguar nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Përderisa, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, është ende në qeveri.

Ky takim nuk ka qenë në agjendën e Kurtit, dhe vjen një ditë pasi ambasadorët nuk shkuan në pritjen e liderëve të shtetit për përvjetorin e çlirimit.

Kurti në anën tjetër do të mbajë konferencë për media në orën 11:00. Kështu ka konfirmuar Qeveria e Kosovës.

Edhe Kurti është larguar nga qeveria.

Në ditëlindjen e 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës, vendi është përballur me një goditje të rëndë. Pas pezullimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga “Defender Europe 2023”, ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë vendosur të bojkotojnë pritjen zyrtare të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani për të festuar 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës. Ky veprim ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm në opozitë dhe opinionin publik të Kosovës.

Vendimi i ambasadorëve të vendeve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia) për të bojkotuar këtë ngjarje të madhe për Republikën e Kosovës po konsiderohet masë “ndëshkuese” për shkak të mosdëgjimit të Kosovës ndaj këshillave dhe rekomandimeve të SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë lidhur me situatën në veri të vendit.

Related posts