970×90
970×90

Kurti bisedoi me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, për mundësitë e thellimit të raporteve ndërmjet të dyja vendeve

Kurti bisedoi me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, për mundësitë e thellimit të raporteve ndërmjet të dyja vendeve

 

 

 

 

Raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe mundësitë e thellimit të tyre u theksuan në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

 

Duke biseduar për perspektivën evropiane të vendit tonë, u potencua nevoja për liberalizim të vizave, si proces tashmë i vonuar.

 

Kryeministri Kurti kërkoi përkrahje nga Greqia për vendin tonë në integrimin e mëtutjeshëm në organizata rajonale.

 

Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve rajonale, si dhe ndikimit politik dhe ekonomik të luftës në Ukrainë. U dakorduan për domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të përbashkëta sanksionuese ndaj Rusisë, si dhe përfshirjen e të gjithëve pa përjashtim në ndihmë Ukrainës, për të përballuar agresionin rus.

 

U theksua nevoja për rritjen e angazhimit për zvogëlimin e ndikimit nga aktorë të tretë në rajonin tonë, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.​

Related posts