970×90
970×90
970×90
970×90

Kurti: Bashkësia ndërkombëtare ta dënojë sjelljen e Serbisë, s’mund të thotë se kurrë s’do ta njohë Kosovën

Kurti: Bashkësia ndërkombëtare ta dënojë sjelljen e Serbisë, s’mund të thotë se kurrë s’do ta njohë Kosovën

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, për të cilin palët u dakorduan të shtunën, ndonëse nuk pati nënshkrim.

Kurti ka thënë se për Kosovën kjo është marrëveshje, por ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që ta dënojë sjelljen e Serbisë, e cila vazhdon të flasë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe kundër pavarësisë së Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillojë qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë që nuk ka një afat në të ardhmen kur do të duhej të fillojë zbatimi. Për neve kjo është marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që ta gjykojë e dënojë sjelljen e Serbisë.

Nuk mund të flasë kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara. Nuk mund të flasë se si kurrë s’do ta njohë Kosovën meqenëse marrëveshja bazë është njohje de fakto. Unë besoj që kjo është thelbësore për procesin dhe është e rëndësishme që të gjithë partnerët, aleatët, miqtë tanë të vendeve demokratike, në perëndim dhe jo vetëm të vazhdojnë  të qëndrojnë pranë Kosovës kur ne jemi konsktruktiv e të përkushtuar e kreativ si asnjëherë më parë”, u shpreh Kurti para mediave.

Kurti foli edhe për nenin 7  të marrëveshjes marrëveshjes që flet për vet menaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

“Unë jam i vetmi në takimet e Brukselit që bëj propozime. Pala tjetër nuk bën kurrë propozime. Unë bëj propozime dhe oferta që refuzohen,  dhe në fund merremi vesh, ama ata nuk nënshkruajnë. Kjo besoj është çështja themelore.

Për të tjerat me ndërmjetësit evropian do të jemi në kontakt të vazhdueshëm. Me partnerët tanë amerikan për të cilët jemi jashtëzakonisht falënderues.

Dhe do të duhej që atë formulimin për vetmenaxhimin e komunitetit serbe të adresojmë çështjet që na kanë ngelur pa u përmbushur dhe për neve, siç e kam thënë bëhet fjalë për një formulim që i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës”, u shpreh Kurti.

I pyetur se a mund të ratifikohet në Kuvend një marrëveshje që nuk është nënshkruar nga pala tjetër, Kurti tha se tani topi duhet të jetë te Serbia, e cila refuzoi nënshkrimin.

“Unë besoj që edhe në Kuvend kjo duhet të diskutohet por duhet ta keni parasysh se ne kot nënshkruajmë, se ne marrëveshjet vet me veti s’mund të bëjmë. Marrëveshja duhet të bëhen me palën tjetër. Në krye të tekstit bazë të marrëveshjes bazë, të cilën më në fund tha po edhe pala tjetër, ndonëse nuk e nënshkruajti është palët kontraktuese.

Unë nuk mund të bëj nënshkrim me vetveten. Ne mund të bëjmë ratifikime edhe në Kuvend, por besoj se tash topi nuk duhet të jetë në anën e Kosovës dhe kërkoj kontributin e të gjithëve. Topi duhet të jetë te Serbia – pse nuk po nënshkruan ajo. Në vend se të diskutojmë pse nuk po nënshkruan Serbia, kur do ta themelosh Asociacionin. Të gjitha pyetjet duhet të jenë në Beograd tash”, u shpreh Kurti.

Related posts