970×90
970×90
970×90

Kurti: Asociacioni kusht për antarësimin e Kosovës në KIE

Kurti: Asociacioni kusht për antarësimin e Kosovës në KIE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se shteti po përballet me një kusht të ri për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e që është Asociacioni.

Këto deklarata ai i bëri në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

“Pas tërë këtij rrugëtimi të shoqëruar me progres të vazgdueshëm për të drejtat e njeriut, demorkacinë dhe sundimit ligjin, vlerësimet e KIE-së, këto javë u përballëm me një kusht të ri i cili nuk ka të bëjë me standradet e naëtarësimit në organizatë. Pas kushtit që të zbatohet njëaktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, në dëgjuam që ka kryeqytete që po kushtëzojnë finalizimin e procesit me dërgimin e një dokumenti në Kushtetuese.” – u shpreh ai.

Kurti ka thënë se dokumentin s’e ka pranuar Serba:

“Ky dokument i sjellur nga Lajçak, së bashku me këshilltarët diplomatikë të QUINT-it nuk u pranua më 26 tetor të vitit të kaluar. Kosova ka ofruar që ai të bëhet pjesë e pakos së marrëveshje bazike, dhe të nënshkruhet për t’u bërë ligjërisht i obligueshëm e zbatueshëm, u pat refuzuar nga Serbia. Refuzimi s’është pranim, është refuzim.

“Kjo kërkesa kqenë edhe mbetet absurd, tri herë u tentua të futet kjo kërkesë si parakusht për anëtarësim dy herë në Komitetin për Çështje Politike, e po ashtu gjatë mbledhjes së asamblesë së përgjithshme, që të tri hera u refuzuar.” – tha ai.

Tutje, kryeministri shprehur haptas që s’e ka pritur që pengesë do të bëheshin aleatët e Kosovës.

“Pengesat i mendonim nga shtete që s’e njohin Kosovën, asnjëherë dhe assesi s’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike që kanë qenë dhe janë përkrahëse të Kosovës”.

Tutje, Kurti ka përsëritur se nuk e ka pranuar draftin e propozuar nga emisari Miroslav Lajçak në tetor të vitit 2023, të cilin mes tjerash e ka quajtur “non-paper”.

“Qeveria s’e ka pranuar draftin e propozuar nga Lajçak, ai është refuzuar në nentor 2023, unë kam dorëzuar vrejtjet për këtë statut më 24 tetor.” – tha ai.

Në fund, Kurti u shpreh se Qeveria që e drejton ai, nuk do të kushtëzohet me Asociacionin për anëtarësimin në KiE.

“Qeveria s’e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin, për normalizim bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg.” – tha ai.

Related posts