970×90
970×90

Kurti: Agim Veliu bëri tradhëti ndaj shtetit dhe policisë

Kurti: Agim Veliu bëri tradhëti ndaj shtetit dhe policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të cilët po punojnë dhe po e mbrojn shëndetin e njerëzve dhe shëndetin e ekonomisë sonë, dhe ata të cilët po e bëjnë parandalimin e Covid-19. Tutje, ai ka folur edhe për presidentin Thaçi i cili u angazhua për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ku tha së situata është e menagjueshme dhe nuk ka nevojë për një gjendje të tillë në një masë kaq ekstreme, transmton GazetaProjekti.

Duke folur për shkarkimin e Ministrit Veliu, Kurti tha se, “Deklarimi i Agim Veliut i cili në mes nate ka përapur panik se numri i infektuarve po përhapet pa kurrfar raporti së numri po rritet është e papërgjegjshme, dhe kërkesë e tij për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme ishte e parsyeshme, prandaj kam vendos ta lirojë nga detyra, pra Veliu bëri tradhëti ndaj policisë dhe shtetit”, ka thënë Kurti. gazetaprojekti.com






Related posts