970×90
970×90

Kurti: AAK-ja e kalojë pragun falë NISMA-së

Kurti: AAK-ja e kalojë pragun falë NISMA-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar sonte se ka pasur disa takime me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kurti tha se kanë dështuar të arrijnë marrëveshje, shkaku i një parakushti të Limajt që ta kenë pozitën e Kryeparlamentarit.

Ai shprehu interesim për një koalicion me Limajn, në këmbim të ministrive.

“Unë jam shumë i interesuar që të bashkëqeverisim, pra që ata të kenë Ministri në Qeveri”, tha Kurti.

Sipas tij, një parti me tre deputetët s’mund ta ketë pozitën e Kreut të Kuvendit.

“Unë kam pasur takime me Kryetarin e Nismës Socialdemokrate. Takimet kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur besimi, ku është rritur mirëbesimi, vullneti për të bashkëpunuar, mirëpo nuk ka pasur marrëveshje. Thjeshtë për shkak të insistimit për shkak të një parakushti për bashkëpunim në të ardhmen për pozitën e Kryeparlamentarit.  Një partie me 3 deputetë t’ia japim Kryeparlamentarin, kur e kam koalicionin me një parti që e ka dyfishin e deputetëve…nuk ishte një gjë e mundur”, deklaroi Kurti në RTK.

Ai tha se është lajm që Limaj është kthyer në Kuvend, teksa shtoi se AAK’ja e kaloi pragun falë tij.

“Është lajm që Fatmir Limaj, Komandant “Çeliku” është kthyer në Kuvendin e Republikës, që Nisma Socialdemokrate, që do të duhej të jetë parti simotër me VV’në i ka 3 deputetët në Kuvendin. Le të mos harrojmë, jo vetëm që u kthye Fatmir Limaj në Kuvendin e Republikës, por njëkohësisht ia mundësoi AAK’së ta kalojë pragun. Pa Nismën, AAK’ja kësaj radhe do të ngelej nën prag”, deklaroi Kurti.

Related posts