970×90
970×90

Kur Laurat e marrin në dorë autobusin e “Trafikut Urban” (Video)

Kur Laurat e marrin në dorë autobusin e “Trafikut Urban” (Video)


Profesioni i shoferit të autobusit shumë herë është menduar se ju takon vetëm meshkujve, mirëpo këtë profesion në shumë vende të botës e ushtrojnë edhe femrat. 

E një shofere do ta shohim edhe nëpër rrugët e Prishtinës, si pjesë e stafit të Trafikut Urban. Është kjo Laura Mirena, shoferja e parë femër në “Trafikun Urban”.

Laura shprehet e lumur që tashmë mund të vozisë në kategorinë. Përveçse tashmë autobusin e drejton një shofere, udhëtarët ka kohë që shohin edhe konduktore gjatë udhëtimit të tyre, shkruan Gazeta Observer.

Konduktorja, Laura Dana Xhemajli, thotë se ka pasur mbështetjen e rrethit dhe familjes për të punuar, ndërsa shton se ëndrra e saj është të jetë shofere.

Related posts