
Ajo sot është një nga shqiptaret e suksesshme dhe më të përfolura në media. Jo vetëm në shqipëri, por edhe në SHBA, Bleona Qereti ja ka dalë të bëjë realitet ëndrën e saj të hershme. Tashmë ajo ka postuar një foto ku tregon se si dukej kur ishte në hapat e saj të parë në muzikë.
Me një violincel në dorë, flokët me gjatësi mbi supe dhe me baluke, ajo duket tepër e përkushtuar duke treguar se pasioni për muzikën i ka nisur në moshë fare të vogël.
“Filloi paksa herët. Pas në kohë, Bleona, Shtëpia e Pionerit.”- shkruan këngëtarja krahas postimit.
