Kryesia e Kuvendit mund të mos vendosë sonte për një datë të seancës së jashtëzakonshme për votimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Anëtarët e kryesisë janë duke diskutuar në mbledhje për kërkesën e Presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj për një seancë të jashtëzakonshme por kuorumi për vendimmarrje mund t’u paraqesë telashe anëtarëve të kryesisë.
Anëtarja e kryesisë nga vetëvendosje, Aida Dërguti, doli më herët nga mbledhja dhe paralajmëroi mungesë kuorumi.
Në mbledhje nuk janë as përfaqësuesit e Listës Serbe dhe Grupit parlamentar 6+ kështu që me tre anëtarë të kryesisë të pranishëm, kryesia nuk do të mund të marrë vendim për thirrjen e seancës.