
Lajmin se AKK na nisur hetimet e ka konfirmuar për Nacionalen drejtori i këtij institucioni, Yll Buleshkaj.
“Agjencia kundër Korrupsion konfirmon që ka pranuar këtë informatë në fund të javës së kaluar dhe e njëjta do të trajtohet sipas ligjit dhe afateve ligjore. Rrjedhimisht AKK ka iniciuar procedurat për verifikimin e pasurisë së deklaruar nga z. Berishaj. Verifikimi administrativ (sipas nevojës edhe hetimi administrativ) që kryhet nga AKK bëhet në formë të pavarur”, thuhet në përgjigjen e AKK-së dhënë Nacionales
Pos, rolit të mushkës për të transportuar para te një politikan me peshë në Slloveni, ambasadori i Kosovës ka gënjyer në deklarimin e pasurisë në ASK, ku kompaninë “MB Consulting” në Mal të Zi nuk e ka përmendur fare.
Deklarimin e pasurisë, Berishaj si ambasador e ka bërë në janar të vitit 2022, e aty s’e ka përmendur fare kompaninë e tij ‘MB Consulting’, me pronar dhe punëtor vetë Berishajn, ani pse kompania është e regjistruar nga viti 2016 në Mal të Zi.