
Derisa presidenti serb Vucic dhe ministri i tij i Jashtëm Dacic kanë thënë se Serbisë nuk ju është kërkuar që njëri nga kushtet kryesore për anëtarësimin e saj në BE, është normalizimi i marrëdhënieve dhe njohja e pavarësisë së Kosovës, një gjë të tillë sot në Beogradi e demantoi Shefi i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Eduard Kukan.
Kukan sot Vucicit se pa normalizim të raporteve me Kosovën, Serbia nuk mund të kërkojë anëtarësim e saj në BE, sipas tij një marrëveshje përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës do të jetë kushti kryesor që kërkohet, njofton gazetametro.net.
“Është e rëndësishme që po punojmë në këtë. Ne presim përkushtim nga të dy palët në këtë proces, si dhe një marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, ka thënë Kukan.
Kujtojmë se deklaratat e njejtë kishte dhënë edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, i cili tha se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa marrëveshje me Kosovën dhe pa njohur pavarësinë e saj.