970×90
970×90

“Kujtesa” ndërprenë pa paralajmërim transmetimin e kanaleve të “Digitalb”, revoltohen klientët që paguajnë ekstra për to

“Kujtesa” ndërprenë pa paralajmërim transmetimin e kanaleve të “Digitalb”, revoltohen klientët që paguajnë ekstra për to

Ka rreth 24 orë që platforma televizive “Kujtesa” ka ndërprerë transmetimin e disa kanaleve të Digitalb-it. 

Ndërprerja e kanaleve të filmave ka ndodhë pa asnjë paralajmërim për klientët, përkundër se kompania “Kujetsa” nga maji i këtij viti ka njoftuar se do të ketë ekskluzivitetin për transmetimin e kanaleve “Digitalb”.

Me shtimin e kanaleve “Digitalb”, platforma televizive dhe e internetit “Kujtesa” i ka rritur edhe çmimet për abonentët e saj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Për t’i parë këto kanale, të cilat disa prej tyre që gati një ditë të plotë nuk ofrohen më, klientët e “Kujtesa”, muajt e fundit janë ‘detyruar’ të abonojnë pakot mujore me çmimet 24.50 Euro deri në 29.90 Euro. Secila pako nën këto çmime, nuk i ofron këto kanale të filmave që sot nuk ofrohen as për abonuesit e pakove “Familjare PRO” e “Premium”.

Nuk dihet ende nëse ky është vetëm një problem teknik, apo nëse “Kujtesa” e ka humbur ekskluzivitetin e kanaleve të filmave të “Digitalb”.

Asnjëra nga platformat deri më tash nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtar. Ndërkohë që në rrjetet sociale abonuesit e “Kujtesa” kanë nisur të shprehin revoltimin e tyre për ndërprerjen e kanaleve pa paralajmërim.

“Duhet krejt me shku mija blloku zyret deri ti lshojne kanalet ose me na leju mi shkeput kontratat qysh po menojne kta merr paret e sherbimi kerkah hiq, pa kurrfar paralajmerimi mi ndal kanalet kjo eshte tmerr”, shkruan një komentues. 

Kompania e “Kujtesa Net”, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës është e regjistruar në pronësi të vëllezërve Fiton e Vijon Peja dhe “Southeast Europe Equity Found II B.LP”. Ky i fundit, edhe pse figuron si pronar, tek aksionet i shënohet numri 0%.

Nga ana tjetër, Fiton Peja është njëri prej biznesmenëve që përflitet për përfshirje në një prej mashtrimeve më të mëdha financiare që ka ndodhur në historinë e re institucionale të Kosovës. Peja, sipas Insajderit ishte pjesë e një konzorciumit ‘Kozmocell’ që i shkaktoi këtë dëm vendit shumën prej 16.2 milionë eurosh.

Ndryshe, rasti me kanalet “Digitalb” nuk është hera e parë që kjo kompani ndërpret sinjalin e kanaleve pa paralajmërim. Edhe në vitin 2020 “Kujtesa” e kishte ndërprerë transmetimin e kanalit “Klan Kosova” dhe disa kanaleve tjera vendore. Kjo pasi nuk kishte më marrëveshje me to, derisa kompania “Kujtesa” i mashtronte klientët se kanali ka pengesa. Pas disa jave, çështja e transmetimit ishte zgjidhur, dhe kanalet ishin kthyer. /Reporteri.net/.

Related posts