
Kompania Devolli ka kohë që po i vendosë nëpër pjesë të ndryshme të vendit disa aparatë për kaffe, ku qytetarët mund të shërbehen vet me kaffen e tyre, Prince kaffe, por si duket këta aparatë nuk po del që të jenë të mirëmbajtur pasi disa prej tyre i ka kapluar pluhuri.
Në lidhje me këtë në adresën e portalit online “Gazeta Projekti”, ka arritur një video ku shihet se si njëri prej aparatëve është i pa mirëmbajtur dhe i ka kapluar pluhuri dhe janë bërë të rrezikshëm për shërbimin e kaffes nëse ndonjëri prej konsumatorëve mund të marr kafe duke u shërbyer në të, shkruan Gazeta Projekti.
Por, pse janë kaq të pa mirëmbajtur këta aparatë, nga Gazeta Projekti kanë tentuar të marin një informacion por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
https://youtube.com/shorts/c2XzGd3j3Ak?feature=share