Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e tij social, ‘’Facebook’’, u ka uruar të gjithë junikasve ditën e çlirimit të kësaj komune.
Këtë ditë e vlerëson si ditë e mirënjohjes dhe falënderimit për të gjithë heronjët, dëshmorët dhe martirët të cilët kanë dhënë jetën për liri, shkruan Gazeta Projekti.
Shkrimi i plotë nga Kuçi:
Urime Dita e Çlirimit, Juniku ynë !
Ditë e mirënjohjes dhe faliminderimit për të gjithë heronjët, dëshmorët dhe martirët, breza në shekuj të cilët sakrifikuan shumë për vendin, deri në Lirinë e Kosovës !