970×90
970×90

Kuçi falënderon Junikun për traditën dhe kulturën e qytetarisë

Kuçi falënderon Junikun për traditën dhe kulturën e qytetarisë

Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka falënderuar qytetarët junikas për kulturën zgjedhore që kanë treguar ditën e diel në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

“Juniku vazhdon traditën e kulturës dhe qytetarisë duke përmbyllur një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik”, ka shkruar Kuçi në rrjetin social “Facebook”.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit në Junik si parti fituese ka dalë AAK-ja me 47 %, e ndjekur nga LV-ja, LDK-ja dhe PDK-ja.

Postimi i plotë i Agron Kuçit:

Bashkëqytetar të nderuar !

Juniku vazhdon traditën e kulturës dhe qytetarisë duke përmbyllur një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik.

Falënderoj të gjithë bashkëqytetarët që i kontribuuan një procesi elektoral të qetë,  duke respektuar vlerat demokratike dhe dëshmuar si  përherë, një vend i kulturës, urtisë dhe traditës, si vlerë e përbashkët e jona kombëtare dhe njerëzore !

Me respekt, agronkuqijunik !

Related posts