Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi ka dalë pozitive në testin për coronavirus.
Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, ka thënë se Rama–Hajrizi ditë më parë ka rezultuar pozitive në testin për coronavirus, dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.
Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë ajo është duke qëndruar në izolim që një javë.
“Ju konfirmojmë se, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi, ditë më parë ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për virusin Sars-CoV-2”, ka thënë Dula për Reporteri.net.