
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është konfirmuar si partia e parë në këtë komunë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Me një epërsi prej rreth 5% ndaj partisë së dytë, kjo fitore tregon mbështetjen e madhe që qytetarët e Junikut dhe diaspora kanë dhënë për LDK-në dhe vizionin e saj për të ardhmen ka shkruar Shehu, përcjell Gazeta Projekti.
Në postimin e tij, kryetari Shehu ka shprehur mirënjohjen për të gjithë votuesit që kontribuuan në këtë rezultat, si dhe për strukturat e LDK-së, kryetarin Lumir Abdixhiku, forumin rinor, forumin e gruas dhe të gjithë aktivistët që punuan për këtë sukses.
Statusi i plotë:
LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut në zgjedhjet parlamentare 2025. Faleminderit të gjithë votuesve që jetojnë në Junik dhe në mërgatë, të cilët kanë konfirmuar besimin e tyre në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dallimi në mes të LDK dhe partisë së dytë në Junik është rreth 5%. Faleminderit po ashtu kryetarit të LDK z. Lumir Abdixhiku, kryesisë, forumit rinor dhe forumit të gruas, strukurave të tjera të partisë dhe të gjithë pëkrahësve të LDK.
Komuna është e qytetarëve. Transparenca dhe llogaridhënia për paranë publike nuk janë opsione por detyrime ligjore. Prandaj të bashkuar do të vazhdojmë me intensitetin e lartë të punëve dhe projekteve me rëndësi për të zhvilluar më tutje Junikun dhe për të rritur mirëqenien e të gjithë junikasve pa dallim. Ndërsa në zgjedhjet e ardhshme lokale do të konfirmojmë fitoren e LDK më bindshëm dhe më fuqishëm se asnjëherë më parë, pa balotazh.
Urime të gjithëve fitorja e LDK në Junik!
Zoti e bekoftë Junikun, Kosovën dhe shqiptarët!
Zoti e bekoftë LDK!