
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për vazhdimin e punimeve në rrugën Uk Lushi në këtë komunë, shkruan Gazeta Projekti.
Në një njoftim në Facebook, Shehu theksoi se projekti është pjesë e angazhimeve të komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, duke synuar krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe lehtësimin e qarkullimit.
Punimet në këtë rrugë përfshijnë asfaltimin, ndërtimin e trotuareve dhe përmirësimin e sistemit të kanalizimit, duke siguruar një standard më të lartë të sigurisë dhe estetikës urbane.
Ky projekt është pjesë e planit strategjik të komunës për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e shërbimeve publike në Junik.
Njoftimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Me kënaqësi ju informoj se po vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugës “Ukë Lushi”. Ky projekt përfshin të gjithë komponentët e nevojshëm infrastrukturore, duke përfshirë: kanalizimin, ndriçimin, trotuaret dhe sinjalizimin. Realizimi i këtij projekti do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe cilësinë e jetesës për qytetarët tanë, duke lehtësuar lëvizjen dhe rritur sigurinë në këtë zonë.
Ju siguroj se Komuna do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në zbatimin e projekteve infrastrukturore me impakt të lartë dhe të domosdoshme për të gjithë qytetarët. Si Kryetar i Komunës, jam i përkushtuar për të krijuar një mjedis më të mirë dhe një cilësi më të lartë jetese për banorët tanë, duke respektuar standardet më të larta të zhvillimit dhe modernizimit të infrastrukturës.
Me respekt,
Ruzhdi Shehu
Kryetar i Komunës