
Sot është shënuar njëzet e tre vjetori i ditës së çlirimit të Junikut. Duke kujtuar këtë ditë të madhe, Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu së bashku me bashkëpuntorë kanë marrë pjesë në disa aktivitete duke filluar bga mbledhja solemne për të bërë homazhe te lapidari i heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve në qendër të Junikut, shkruan Gazeta Projekti.
Lajmi i plotë:
Të dashur junikas,
Sot është shënuar njëzet e tre (23) vjetori i ditës së çlirimit të Junikut.
Në mbledhjen solemne të Kuvendit Komunal të Junikut, janë përkujtuar sakrificat e mëdha që janë bërë për të arritur këtu ku është sot Juniku dhe e gjithë Kosova. Po ashtu janë bërë edhe homazhe te lapidari i heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve në qendër të Junikut.
Gjaku i dëshmorëve është çmimi që kemi paguar për të fituar lirinë dhe pavarësinë. Prandaj në çdo moment duhet të përkujtojmë dëshmorët, heronjtë, martirët, të zhdukurit, invalidët, veteranët dhe të gjithë tjerët që dhanë kaq shumë për vendin tonë.
Lavdi!
R.Sh