970×90
970×90
970×90
970×90

Kryetari i PDK’së jep sinjale se dikush i VV’së mund ta votojë demarkacionin

Kryetari i PDK’së jep sinjale se dikush i VV’së mund ta votojë demarkacionin

Kadri Veseli ende po beson se dikush brenda Vetëvendosjes do të japë votën pro shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Ka thënë se pavarësisht se VV ka dalë me një qëndrim brenda kësaj partie ka ende individë që mendojnë ndryshe. Ka thënë se është në kontakte me të gjithë deputetët dhe pret që kjo çështje të përmbyllet të mërkurën.
“VV dhe lista Srpska nuk kanë dhënë qëndrim përfundimtar. Sot VV e ka dhënë një qëndrim, por ka ende individë që mendojnë brenda Lëvizjes Vetëvendosje… Presim që ditën e mekure të përfundojmë demarkacionin”, ka thënë Veseli, për RTV21.
“Jam në kontakte intensive me kolegët deputetë”, ka shtuar ai.
Ai ka mohuar se Lista Srpska e ka kushtëzuar votën pro demarkacionit me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Nuk është e vërtetë. Asnjherë nuk është bisduar për këtë çështje”, ka shtuar ai.
Edhe deputeti i LDK’së, Arban Abrashi, kishte paralajmëruar se dy-tre deputetë të VV’së të krahut të Dardan Molliqajt mund ta votojnë demarkacionin.

Por, Vetëvendosje ka dalë sot kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, duke e quajtur Ramush Haradinaj edhe tradhtar.
Marrëveshja e re e Demarkacionit ishte arritur të shtunën ndërmjet pozitës dhe LDK’së, ku ishte përfillur kërkesa e Partisë së Isa Mustafës që në Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit, Raporti i Bulliqit të jetë vetëm orientues.
Ndërkohë, demarkacioni dështoi dy herë, në dy seancat e fundit, pasi LDK e AAK nuk pajtoheshin lidhur me përmbajtjen e dokumentit që do të miratohej në Parlament. Partia e Isa Mustafës kërkonte që raporti i Shpejtim Bulliqit të ishte vetëm informues, ndërsa, Haradinaj kërkonte që i njëjti të ishte obligues.
Bashkë me Marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në vitin 2015 do të ratifikohet në Parlament edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti kosovar dhe ai malazez, i cili saktëson se mund të bëhen përmirësime të shënimit të vijës kufitare nëse gjenden fakte të reja.

Related posts