Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi është pritur në takim nga Ministri i Drejtësisë z.Selim Selim, të cilin e njoftoj për zhvillimet në Komunën e Junikut, potencialet dhe sfidat që niveli lokal po kalon si pasojë e masave kufizuese shkaku i Pandemisë. Transmeton Gazeta Projekti
Kryetari Kuçi kërkoj nga Ministri i Drejtësisë implementimin e ligjit për Gjykatat e Kosovës, që do jetësonte themelimin dhe funksionalizimin e Gjykatës Themelore në komunën e Junikut, projekt që do të ofroj qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës së nivelit të parë për qytetarët e Junikut.
Ministri i Drejtësisë z.Selim Selimi shpehi gadishmërin në përkrahje të themelimit dhe funksionalizimt të këti projekti dhe projekteve tjera që rrisin performancën në nivel lokal dhe njëherit lehtësojnë marrjen e shërbimeve për qytetar. Gazeta Projekti