970×90
970×90

Kryetari Kuçi i’a siguron Junikut edhe dy projekte të rëndësishme

Kryetari Kuçi i’a siguron Junikut edhe dy projekte të rëndësishme

Komuna e Junikut përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se kryetari i saj, Agron Kuçi ka arritur të nënshkruaj dy marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, shkruan Gazeta Projekti. 

“Sot janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit për rregullimin e ujësjellësit në lagjen Agim Ramadani në Junik dhe vazhdimin e rregullimit të shtratit të lumit Erenik”, thuhet në Komunikatë.

Lajmi i Plotë:

Kryetari i Komunës së Junikut z.Agron Kuçi është pritur sot në takim nga Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit(MEA), Muharrem Nitaj me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet dhe projektet me ndikim ekonomik në komunën e Junikut, si dhe kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi.

Sot janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit për rregullimin e ujësjellësit në lagjen Agim Ramadani në Junik dhe vazhdimin e rregullimit të shtratit të lumit Erenik.

Ministri Nitaj përgëzoi kryetarin Kuqi për punën që po bën në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Junikut dhe ofroi mbështetjen e tij dhe të ministrisë që ai drejton në realizimin e projekteve që janë në funksion të mirëqenies së qytetarëve të kësaj komune.

Ndërsa nga ana e tij, kryetari Kuqi falënderoi ministrin e MEA-së, Nitaj për përkrahjen që po i ofron në zhvillimin dhe avancimin e projekteve që kanë impakt pozitiv në jetën e qytetarëve të kësaj komune.

Related posts