Kryetari i ri i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vizituar sonte punëtorët e KEDS-it pas një ndërprerje të energjisë elektrike.
Idrizi tha se i falenderoi punëtorët që punuan mbi 10 orë për ta rikthyer energjinë elektrike.
Idrizi ishte atje bashkë me nënkryetarin e komunës ku u takuan me punëtorët që pundian për sanimin e defektit të transformatorit.
Postimi i plotë:
Në orat e vona së bashku me Nënkryetarin vizitova punëtorët e KEDS-it, të cilët pandërprë kontribuan që të sanohet defekti i transformatorit.
I falenderova punëtorët që mbi 10 orë punuan që të rikthehete energjia elektrike.