![Kryetari i Prishtinës premton se rruga “Xhim-Xhema” do të përfundoj për 240 ditë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/EFF88749-97B5-4233-BA8D-1C87A2E9A322.jpeg)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës “Xhim Xhema”.
Rama ka thënë se kjo rrugë do të lidhë Prishtinën e Re me Kalabrinë, dhe se do t’i jap fund kutërbimeve nga kanalizimi i hapur dhe rrezikshmërisë për fëmijët, raporton Express.
Sipas Ramës, ky projekt do të përfundojë për 240 ditë dhe se do të sjellë një standard të ri të ri në infrastrukturën e qytetit, me korsi të veçantë për autobusë, shtigje për biçikleta, qasje në rrugët anësore dhe ndërlidhje me Rrugën B.
“Falëndërojmë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunimin dhe komunikimin e hapur, dhe falënderojmë qytetarët për durimin. Prishtina po frymon më lehtë e më mirë! 🌿”, ka shkruar Rama.