970×90
970×90

Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi priti në takim pune Sekretarët e Përgjithshëm të MAPL-së dhe Integrimit Evropian

Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi priti në takim pune Sekretarët e Përgjithshëm të MAPL-së dhe Integrimit Evropian


Kryetari i Komunës së Junikut z. Agron Kuçi me bashkëpunëtorë, priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal znj. Rozafa Ukimeraj dhe Sekretarin e Ministrisë së Integrimit Evropian z. Kushtrim Cukaj me bashkëpunëtorë. Transmeton GazetaProjekti.

Kryetari Kuçi i njoftoj me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Junikut, me theks të veçantë projektet madhore të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Junikut. 

znj. Ukimeraj e përgëzoi Kryetarin e Komunës së Junikut për punën e bërë, duke theksuar se në dy vitet e fundit Komuna e Junikut ishte Komuna me performancën më të mirë në Kosovë, po ashtu shprehi gatishmëri që si Ministri ta përkrahin Komunën e Junikut në projekte të ndryshme.

z. Cukaj deklaroj se Ministria të cilën ai e përfaqëson është e gatshme të përkrahë Komunën e Junikut në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me fondet e Bashkimit Evropian.

Related posts