
Kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj, është kapur në zyrën e tij me një pikturë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku sheh reflektimin e tij në formë luani.
Në këtë pikturë, që shpërndahet shpeshherë në faqe të simpatizantëve “të egër” të VV-së, e që shpesh është edhe subjekt talljeje, shihet Kurti me një reflektim të tijin në ujë ku duket si luan.
Gazeta Express ka kuptuar që piktura të cilën Rahimaj e mban në ambientet e punës, është dhuratë të cilën e kishte marrë gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet lokale.
Kjo është piktura:

