970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, bën thirrje për të votuar LDK-në: “Lumir Abdixhiku, kryeministri që i duhet Kosovës”

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, bën thirrje për të votuar LDK-në: “Lumir Abdixhiku, kryeministri që i duhet Kosovës”

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka dalë hapur në mbështetje të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidatit të saj për kryeministër, Lumir Abdixhikun. Përmes një deklarate publike, Shehu ka renditur disa arsye pse qytetarët duhet ta mbështesin LDK-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shkruan Gazeta Projekti.

Sipas Shehut, LDK mbetet partia me vizionin më të qartë për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin politik të vendit. Ai theksoi se Lumir Abdixhiku përfaqëson një lidership të ri dhe modern, i cili mund të sjellë ndryshime të nevojshme për Kosovën.

Statusi i plotë i tij:

 

Nesër me 9 shkurt 2025 do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Ndërsa sot kemi përmbyllur një fushatë intenzive përplot me entuziasëm për fitoren e LDK dhe kryeministrit në ardhje Lumir Abdixhiku. Tubimi përmbyllës sot në sheshet e Prishtinës është absolutisht tubimi më madhështor që është parë ndonjëherë në Kosovën e pasluftës që nga koha e presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Të votosh është detyrim kushtetues dhe patriotik prandaj bëjmë thirrje që nesër secili qytetar me të drejtë vote të marrë pjesë në zgjedhje. Mirëpo vendimi se për kënd duhet të votohet është përgjegjësia dhe pasoja me të cilën duhet të ballafaqohen fëmijët tanë dhe e ardhmja e shtetit tonë.

A duhet ruajtur raportet tona me SHBA dhe Evropën perëndimore? A duhet vazhdojmë të punojmë për njohje të reja dhe integrim euro-atlantik? A duhet të rriten pagat dhe të zvogëlohen çmimet? A duhet të krijohen kushte më të mira për biznese? A duhet të mbrohen të drejtat e punëtorëve, grave, pensionistëve, studentëve, kategorive të dalura nga lufta dhe të gjithë qytetarëve tjerë në shtetin tonë? A duhet investuar në arsim, infrastrukturë, shëndetësi, siguri, kulturë dhe mirëqenie publike?

Ju lutem keni parasysh përgjigjet e këtyre pyetjeve para se të vendosni subjektin dhe kandidatët për të cilët do të votoni nesër. Po ashtu mos harroni as skandalet tjera të qeverisjes në ikje duke filluar nga aktakuza për korrupsion lidhur me energjinë elektrike, rezervat shtetërore, nepotizmin në punësim, kontratat njëburimore të prokurimit publik etj. Po ashtu kujtoni edhe shkeljet e panumërta të kushtetutës së vendit dhe tentimit për të uzurpuar Prokurorinë e Shtetit, Gjykatën, ndërmarrjet publike dhe institucionet tjera të shtetit. Zgjedhjet nesër me 9 shkurt janë referendumi ku do të vendoset e ardhmja e shtetit tonë. A do të vazhdojmë me politikën anti-amerikane përplot me afera të korrupsionit, nepotizmit dhe logjikën “zdravo” të veshur me propagandë të egër majtiste? Apo do të ndjekim frymën rugoviste si dhe amanetin e të gjithë atyre të cilët nuk ikën nga lufta por e dhanë jetën e tyre për lirinë që e gëzojmë sot.

Progami politik “Rruga e Re” e Lidhjes Demokratike të Kosovës është rrugëdalja e vetme e shtetit tonë nga kjo krizë diplomatike, ekonomike, juridike dhe sociale që jemi duke e përjetuar tash e 4 vite. LDK është rruga dhe Lumir Abdixhiku është përgjigja nesër në kutitë e votimit.

Me LDK në qeverisje dhe Lumirin si kryeministër do të lulëzoj jo vetëm Juniku dhe Dukagjini, por i gjithë shteti i Kosovës. Vetëm LDK si trashëgimia politike e vetme e presidentit Rugova mund të rikthejë raportet tona me SHBA dhe evropën perëndimore.

Shumë punë e presin Kosovën mirëpo vetëm kryeministri Abdixhiku e ka vizionin, fuqinë, ekipën, përkrahjen, profesionalizmin dhe atdhedashurinë që nevojitet për të kthyer shpresën e qytetarëve tanë.

Prandaj nesër me 9 shkurt, votoni për shtetin dhe familjen tuaj, votoni për LDK dhe kryeministrin në ardhje Lumir Abdixhiku.

Juniku dhe rrafshi i Dukagjinit në këtë mandat qeverisës do të përfaqësohet edhe nga kandidati i Junikut Demokrat Ganijaj i cili do të jetë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës si dhe adresa e duhur për nevojat e Komunës tonë.

Nesër me 9 shkurt, për shtetin e Kosovës

për #124LDK
#BehuNdryshimi

1 Lumir Abdixhiku
17 Armend Zemaj
27 Besa Gaxherri
37 Fadil Hadergjonaj Bjeshka
80 Hysen S. Cekaj
83 Zeqir Gjukaj
109 Demokrat K. Ganijaj

 

Related posts