![Kryetari i Junikut në përkrahje të Krasniqit: Forca kampion](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/EE2D1FE0-0F87-4A24-8065-410009E7BDE2.jpeg)
Sonte zhvillon meqin e radhës kampioni junikas, Robin Krasniqi, në mesin e shumë urimeve që ka marr vjen edhe një mesazh përkrahës nga kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu.
Ai pëmes një statusi në rrjetin e tij Facebook, ka thënë se sonte jemi të gjithë në përkrahje të kampionit tonë.
Statusi i plotë:
“Sonte jemi të gjithë duke përkrahur kampionin junikas Robin Krasniqi në përballjen e tij me kundërshtarin bullgar Timur Nikarkhoevin.
Përballja zhvillohet sot prej orës 21:00 në stadiumin “Audi Dome” në Gjermani.
Forca kampion #RobinKrasniqi”, përfundon statusi i tij në Facebook.