
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, vizitoi lokacionin ku po ndërtohet rruga Junik-Jasiq, shkruan Gazeta Projekti.
Nga aty, Shehu ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen me një dinamik konstante dhe me të cilat është shprehë i kënaqur.
“Deri më tani punët kanë ecur sipas planit dhe dinamikës së planifikuar të punës. Gjithçka pritet të përfundojë në kohën e paraparë dhe sipas Projektit”, ka shkruar Shehu në profilin e tij në Facebook. // Gazeta Projekti //