970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kryetari i AGK-së: Qeveria Kurti po e vazhdon luftën e saj ndaj medieve

Kryetari i AGK-së: Qeveria Kurti po e vazhdon luftën e saj ndaj medieve

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka thënë se projektligji i Qeverisë Kurti 2 për mediet online është luftë ndaj medieve.

“Telashet kryesore janë se kjo do të ndikojë direkt në pluralitein e mediave, për shkak të sjelljes dhe qasjes së kësaj qeverie qysh prej fillimit dhe luftës së vazhdueshme ndaj mediave”, ka thënë Rexha.

Sipas tij, ky veprimi i qeverisë është për shkak të politizimit edhe të institucioneve të pavarura.

“Ne e dimë se kryetari i bordit të Bankës Qendrore të Kosovës është Nur Boja, i cili ka qenë nga Peja dhe është njeri i Lëvizjes Vetëvendosje, edhe të tjera institucione që votohen nga Kuvendi i Kosovës, që duhet të përfaqësojnë dhe të jenë të pavarura nga politikat e qeverisë, e kemi parë se kjo qeveri edhe Vetëvendosje ka provuar t’i ndikojë edhe këtë e ka bërë me Komisionin e Pavarur për Media edhe me disa institucione”, ka sqaruar ai në Dukagjini.

Sipas Rexhës, rritja e numrit të anëtarëve të bordi të KPM-së ka vetëm një qëllim, mbushjen e tij me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje, ai thotë se projektligji i ri qeverisë Kurti 2 “do të përdoret për t’i ndëshkuar ata zëra kritikë në media online, duke marrë parasysh se gjobat shkojnë deri 40 mijë euro, ne durojmë se duke parë këtë qeveri siç ka qenë deri me tani se do të shkojë kundër mediave që ajo i sheh se janë kritike për të që ja nxjerrin skandalet, ose mospmbajtjen e premtimeve”, ka përfunduar ai.

Related posts