970×90
970×90

Kryetari Agron Kuçi ndau titullin “Nderi i Junikut”, për kampionin e botës Haxhi Krasniqi

Kryetari  Agron Kuçi ndau titullin “Nderi i Junikut”, për kampionin e botës Haxhi Krasniqi

Sot gjatë ditës kampioni i botës në boks, Junikasi Haxhi Krasniqi ka vizituar vendëlindjen e tij Junikun i cili është pritur nga bashkëvendas të shumtë, shkruan Gazeta Projekti.

Pritja zyrtare i është bërë nga kryetari i Komunes së Junikut, Agron Kuçi i cili ka falënderuar kampionin e botës për nderin të cilin ja ka bërë vendlindjes së tij  ku emri Junik është ngrituar në botën e sportit në boks. Me këtë rast, kryetari Kuçi ndau titullin “Nderi i Junikut” për Haxhi Robin Krasniqin, i cili është titull që u ndahet personaliteteve të shquara të Komunës së Junikut që kanë dhënë kontribute të veçanta dhe tëpër të rëndësishme, të cilët kanë lartësuar emrin e Junikut, që kanë një veprimtari të gjërë dhe të rëndësishme në dobi të qytetarëve.

Kampioni i botës Haxhi Robin Krasniqi ka falënderuar kryetarin dhe bashkëvendasit për udhëtimin e përbashkët dhe përkrahjen e vazhdueshme që nga fillimi i karrierës. “Juniku më ka frymëzuar gjithmonë dhe ka qenë krenaria ime gjatë kësaj karriere ku bashkë me kujtimet dhe fëmijërin time me bashkëqytetarët e mijë, kemi përjetuar humbje dhe fitore bashkarisht dhe sot jam i lumtur që Junikut ja kam sjellur titullin e kampionit botëror”, ka thënë Krasniqi.

Kujtojmë se Junikasi Haxhi Krasniqi është shpallur kampion bote në kategorinë WBA dhe IBO duke mposhtur gjermanin Domenic Bözel në raundin e tretë me KO. Shkruan Gazeta Projekti. 

 

Related posts