970×90
970×90

Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz

Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz


Anëtarë të kryesisë të LDK-së, kryetarë të degëve dhe aktivistë kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial në Prekaz dhe kanë vizituar familjen Jashari.

Në emër të kryesisë, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka falënderuar Rifat Jasharin për pritjen.

Beqiri ka vlerësuar lartë veprën sublime të familjes Jashari, vepër e cila bëri ndryshime në historinë e kombit shqiptarë.

Familja Jashari dha gjithçka për këtë vend.

Rifat Jashari, falënderoi anëtarët e kryesisë dhe kërkoi unitet nga e gjithë skena politike për të ndërtuar dhe zhvilluar shtetin tonë.

Jashari gjithashtu ka shprehur interesim për shëndetin e kryetarit Mustafa dhe i uroi shërim të shpejtë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, shpreh mirënjohje dhe i përulet veprës sublime të familjes Jashari.

Related posts