Kryeredaktori i KTV’së, Xhemajl Rexha, është nervozuar me kolegët e tij të mediumit “Periskopi”, portal ky që gjatë ditës e ka quajtur diasporën analfabete.
Votat e pavlefshme të diaspores, kanë qenë material i mjaftueshëm që në medie të caktuara shqiptarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit të konsiderohen analfabetë.
“Diasporë analfabete: Mbi gjysma e votave të tyre dalin të pavlefshme”, ishte një nga titujt e sotem të portalit periskopi për raportimin rreth numërimit të votave me postë.
Gazetari Rexha, që është kryeredaktor i njërit nga televizioneve nacionale, thotë se detyra e tij nuk po e lë t’i shajë kolegët nga portali që e cilësoi diasporen kosovare si analfabete.
“Mos ta kisha pasë punën që e kam, ua kisha shkru 1 koment ‘kolegëve’ – Robt jau q***a! Faleminderit.”, ka shkruar Rexha në rrjetin social Twitter.
Ndryshe sot ka filluar numërimi i votave me postë dhe, sipas deklaratave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, procesi pritet të përfundojë rreth mesnatës.
Deri tash, janë numëruar gati gjashtë mijë vota të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.Me postë kanë ardhur 13.500 fletëvotimeve
Nga numërimi i rreth 40 për qind të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, Lëvizja Vetëvendose prin bindshëm me 2990 vota.
LDK është e dyta edhe në këtë listë me 1072 vota. PDK’ja është e treta me 913. Dallimi i votave nga jashtë Kosovës me ato të rregullta është se këtu koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë më shumë vota se koalicioni AAK-PSD. Koalicioni i udhëhequr nga Fatmir Limaj ka marrë 398 vota deri tash, ndërsa ai që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj ka 16 vota më pak./Express/