970×90
970×90
970×90
970×90

Kryeministri tregon nëse po e mendon shkarkimin e Hykmete Bajramit

Kryeministri tregon nëse po e mendon shkarkimin e Hykmete Bajramit

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur rreth zhdukjes së mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Gjatë një konference për media, Hoti është pyetur edhe nëse po e mendon shkarkimin e Ministres së Financave, Hykmete Bajramit, pas këtij skandali.

Sipas Hotit, Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë duke bërë punën e vet.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë duke bërë punën e vet, mashtruesit brenda institucioneve nuk kanë me pas vend kanë me dal në sipërfaqe së shpejti”, ka deklaruar Hoti.

Ndryshe, deri tash për këtë rast është arrestuar një person, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati.

“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro.

Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar dje Policia e Kosovës.

Related posts