Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së shpejti do të nis turne nëpër komunat e Kosovës.
Burime të portalit online “Gazeta Projekti” brenda Qeverisë së Kosovës kanë thënë se Kurti do të filloj në Deçan, Junik dhe Gjakovë.
Këtë e ka koonfirmuar edhe vetë Kurti i cili tha se tha se meqenëse varianti Omicron është më i butë, dhe kësisoj i krijon mundësi për takime fizike, ai do të fillojë vizitat nëpër komunat e vendit.
“Do të filloj një turne nëpër komunat e Kosovës për shkak se tashmë në pranverë varianti Omicron i virusit Covid-19 është shumë i butë dhe do të na krijojë mundësi për takime fizike”, tha Kurti për Televizionin e Prizrenit.