970×90
970×90
970×90
970×90

Kryeministri Kurti në Slavonski Brod: Kjo është një ditë e rëndë për popullin e Kosovës

Kryeministri Kurti në Slavonski Brod: Kjo është një ditë e rëndë për popullin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, ka vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik në Kroaci, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për mbarë popullin tonë. Jemi këtu, së bashku me ministrat dhe stafin e Presidencës për të qenë pranë udhëtarëve të cilët patën fat në këtë fatkeqësi. U shprehim ngushëllimet tona të gjitha familjeve dhe miqve të atyre 10 udhëtarëve që vdiqën sot në këtë aksident të tmerrshëm. Po ashtu, ju dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë atyre që janë lënduar rëndë e lehtë”, tha Kryeministri Kurti.

 

Ai falënderoi kryeministrin e Kroacisë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, ndihmën e shpejtë, reagimin urgjent dhe për tretmanin ndaj pacientëve në spital, por edhe ndaj udhëtarëve të tjerë të cilët janë në duar të mira e të sigurta të mjekëve dhe psikologëve kroat.

 

Së bashku me kryeministrin Kurti, në vizitë të lënduarve në spitalin e Slavonski Brodit, ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

 

Përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kroate, duke koordinuar veprimet dhe të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar në këtë aksident tragjik.

 

Related posts