970×90
970×90
970×90
970×90

Kryeministri Kurti në Prizren, mori pjesë në drekën e organizuar nga Qendra Kinematografike të Kosovës dhe ambasada franceze në Kosovë

Kryeministri Kurti në Prizren, mori pjesë në drekën e organizuar nga Qendra Kinematografike të Kosovës dhe ambasada franceze në Kosovë

Kryeministri Kurti në Prizren, mori pjesë në drekën e organizuar nga Qendra Kinematografike të Kosovës dhe ambasada franceze në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ishin të ftuar të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Ambasadës së Francës në Kosovë për një drekë pune në kuadër të festivalit të filmit Dokufest, gjatë të cilës u bë njoftimi mbi marrëveshjen për bashkëproduksion ndërmjet Kosovës dhe Francës për filmin dokumentar “Adelina” nga Aurela Berila.

Kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që ky takim e rrjetëzim i ka bërë sot bashkë në Prizren, me pjesëmarrës në garat kombëtare dhe ballkanike, si dhe përfaqësues të industrisë së filmit nga rajoni, duke përfshirë programues, producentë dhe shpërndarës të festivaleve. Ai e vlerësoi lart rëndësinë kulturore që festivali DokuFest ka për vendin dhe veçoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushën e kinematografisë, për çka falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe ambasadën franceze në Kosovë.

Duke filluar nga ky vit, DokuFest do të jetë partner i platformës Euro Connection si korrespondent për Kosovën. Kjo platformë është platforma kryesore në Festivalin Clermont-Ferrand për bashkëprodhimet e filmave të shkurtër. Nga ky vit, DokuFest do të organizojë thirrje për projekte nga Kosova që do të prezantohen në platformë, me synim nxitjen e partneriteteve për bashkëprodhime të filmave të shkurtër ndërmjet kompanive evropiane dhe ndërkombëtare të prodhimit.

Related posts