
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi do të mbajnë sot një konferencë për media.
Konferenca është paralajmëruar të zhvillohet në oborrin e qeverisë nga ora 11:00, e pikërisht atëherë pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga PDK-ja, shkruan Gazeta Projekti
Në seancën e Kuvendit pritet të prezantohen e të hidhen në votim masat ekonomike e financiare për adresimin e pasojave të pandemisë COVID-19 të propozuara nga kjo PDK-ja.
Një pako emergjente paraprakisht është proceduar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, por që nuk i ka pëlqyer PDK-së që ka përpiluar një plan të saj për këtë çështje.