970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kryeministri irlandez: Krenar që vendi im e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Kryeministri irlandez: Krenar që vendi im e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është krenar që vendi i tij është nga të parët që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Varadkar tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, ndërsa theksoi se Irlanda do ta mbështes Kosovën në hapat e mëtejmë.

“Siç e dini që Irlanda është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë dhe jam krenar për kontributin. Kurti dhe unë pajtohemi që e ardhmja e Kosova është në BE dhe në Këshillin e Evropës dhe me shumë endje do ta përkrahim Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropes sivjet dhe të fillojmë edhe procesin e negociatave me BE për anëtarësim edhe atje. Kosova po tregon zotimin ndaj vlerave evropiane”, tha Kryeministri iralandez.

Tutje ai foli edhe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradin, që sipas tij është jetik për të arritur një zhvillim të mëtejmë dhe siç theksoi ai ky vit është me rëndësi që stabiliteti mes dy vendeve të konsolidohet.

Varadkar tha se nuk dëshirojnë kthim të skenave të dhunshme që u panë në muajin maj dhe në 24 shtator.

“Dialogu mes Prishtines dhe Beogradit është jetik për të arritur një harmoni dhe për të pasur nje zhvillim të mëtejmë. Mbi të gjitha mendoj që sivjet është viti që është shumë me rëndësi që ky stabilitet të konsolidohet në Kosovë dhe nuk duam të shohihm kthim të skenave të dhunshme qe i pamë në shtator por edhe ne maj”, tha ai në konferencën e përbashkët me Kurtin, pas takimit që kishte pasur me të.

Related posts