Në bazë të kompetencave kushtetuese, si kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij.
Ramush Haradinaj
Kryeministër i Republikës së Kosovës