970×90
970×90

Kryeministri Haradinaj merr letër nga Merkel për anëtarësimin në INTERPOL

Kryeministri Haradinaj merr letër nga Merkel për anëtarësimin në INTERPOL

Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar sot se ka marrë letër nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila i ka dhënë mbështetje për anëtarësim në INTERPOL.

Haradinaj ka publikuar në Facebook letrën e marrë nga kancelarja Merkel, përmes ambasadorit gjerman në Prishtinë, Christian Heldt.

Merkel i ka ofruar Kosovës përkrahje në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, duke filluar nga INTERPOL-i, kur Kosova synon të pranohen më 20 nëntor të këtij viti kur edhe mbahet Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it.

Shkrimi i Haradinajt dhe letra e kancelares Merkel:

Gjermania mbështetë fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Interpol!

Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt. Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë. Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional. Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme.

Related posts