970×90
970×90

Kryeministri drekë me diplomatët shqiptar në Amerikë

Kryeministri drekë me diplomatët shqiptar në Amerikë

Kreyeministri Ramush Haradinaj është takuar me stafin e ambasadës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ambasadoren Vlora Çitaku dhe zëvëndësambasadorin Frymëzim Isufaj dhe Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve. Shkruan GazetaProjekti.

Haradinaj pak kohë më parë, e kishte quajtur Çitakun ‘ambasadore të Thaçit’ në SHBA  e jotë Kosovës.

Çitaku i ishte kundërpërgjigjur Haradinajt duke thënë se ajo është ambasadore e shtetit të Kosovës dhe kryeministri i saj është Ramush Haradinaj.

Haradinaj takimin me Çitakun e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i tij:

Drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku me bashkëpunëtorë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve. Është mbresëlënës suksesi i tyre, nga refugjatë në 99-tën, në emra të suksesshëm në fushën e teknologjisë, internetit dhe IT-së.

Storien e suksesit në ShBA e kanë sjellë edhe në Kosovë, duke investuar kapitalin e tyre për të hapur vende të reja pune dhe rritur ekonominë e vendit.

I lumtur të kuptoj që planet për Kosovën veç janë rritur. Duke i ftuar të investojnë më shumë, u zotova se Qeveria do të jetë gjithmonë mbështetëse për investimet e tyre në Kosovë.

Related posts