
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese është takuar me presidentin amerikan Joe Biden në kuadër të Quad Summit që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Albanese ka shpërndarë një fotografi nga takimi me shefin e Shtëpisë së Bardhë, dhe ka thënë se me të kanë diskutuar për aleancën Australi-Britani e Madhe-ShBA raporton Gazeta Express.
“E shkëlqyeshme të takoj Presidentin Joe Biden për të riafirmuar miqësinë e ngrohtë mes dy shteteve tona që bazohet në vlerat tona të përbashkëta. Diskutuam AUKUS-in, duke punuar së bashku me partnerët rajonalë dhe duke e bërë veprimin gjithëpërfshirës mbi ndryshimin e klimës një shtyllë të re të Aleancës sonë”, ka shkruar ai.
Çështja e origjinës së Albanese po diskutohet me intesitet ditëve të fundit. Gazetari i CNN, Andrew Kaczynski, ka thënë se Albanese sikur edhe vetë ai.
Nëpërmjet Twitter, Kaczynski shpjegoi arsyen e mbiemrit “Albanese” të australianit derisa tregoi se edhe vetë ai ka prejardhje arbëreshe.