
Një fotografi e publikuar pak çaste më parë nga kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, tregon betimin mbi flamurin kombëtar, bashkë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.
Në flamur janë hedhur edhe nënshkrimet e dy kryeministrave shqiptarë, dhe shihen duart e tyre njëra mbi tjetrën.
Fotografi është shkrepur sot gjatë takimit të dy qeverive shqiptare në Pejë.