![Kryediplomatja Gërvalla takon ambasadoren e ShBA-së në OKB](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/04/76F80FC9-E9BB-46D2-9CA4-9FB2E98119F9.jpeg)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka takuar takuar ambasadoren e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, Linda Thomas-Greenfield.
Kryediplomatja kosovare, që po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me Greenfield ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, me kënaqësi ka takuar në ShBA, Ambasadoren Greenfield në New York. Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit, rolin e OKB-së në Kosovë dhe forcimi i marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në edhe më tej”.
“Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur nga partnerët tanë amerikanë” thuhet në njoftimin e MPJD-së në Twitter.