Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në ceremoninë e simbolit të dhimbjes që po zhvillohet në Kigali të Ruandës, me ç’rast ka kërkuar nga përfaqësuesit e këtij shteti që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Këtë vizitë e ka bërë të ditur gazetari Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte për Klan Kosova duke shtuar se pjesë e ceremonisë është edhe ish ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala.
“Pjesëmarrës në këtë ceremoni është Kryediplomati Behgjet Pacolli, së bashku me ekipin e tij”.
“Aty është edhe ish ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala i cili po ashtu ka qenë i lidhur me një projekt të tillë, kështu duke intensifikuar komunikimin me këtë shtet të rëndësishëm afrikan i cili ende nuk e ka njohur Kosovën”.
“Gjatë këtyre ditëve do të ketë një tentativë të Kryediplomatit kosovar që të zhvillojë takime të rëndësishme me homologun e tij nga Ruanda, për t’i intensifikuar marrëdhëniet midis dy shteteve në mënyrë që ta sigurohet një njohje nga ky shtet”.