970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Kroati Luka Misetiç merr rolin drejtues të ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit

Kroati Luka Misetiç merr rolin drejtues të ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit

Kroati Luka Misteic ka marrë drejtimin e ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Emërimi i Misetic ka ardhur pas largimit të avokatit Gregory Kehoe nga ekipi mbrojtës.

Konfirimimin për Misetic e ka bërë vetë Gjykata Speciale përmes një njoftimi, duke treguar se nga ekipi i Thaçit është larguar edhe avokati Joe Reeder, shkruan Gazeta Express.

“Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen Thaҫi dhe të tjerët, për të cilin informuam javën e kaluar, Administratorja e DHSK-së ndërpreu shërbimet e Gregroy Kehoe dhe Joe Reeder si mbrojtës të Thaçit dhe emëroi Luka Misetic si kryembrojtës të ri të të akuzuarit”, thuhet në njoftim.

Related posts